Të transferohesh nga Milani te Interi nuk është e lehtë

Futboll

Të transferohesh nga Milani te Interi nuk është e lehtë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Të transferohesh nga Milani te Interi nuk është e lehtë

Të transferohesh nga Milani te Interi nuk është e lehtë. Megjithatë, Hakan Calhanoglu e gjeti guximin për të ndërruar fanellë brenda qytetit dhe tashmë është duke shkëlqyer me zikaltrit.

Ai dha një intervistë për median turke, S Sport, ku foli për transferimin, derbin, si dhe zëvendësimin e Eriksen.

“E dija që derbi i Milanos nuk do të ishte i lehtë për mua. Unë u përgatita shumë për atë ndeshje. Asnjëherë nuk e vura veten nën presion. Ne kishim Lautaro Martinez si gjuajtës të penalltive dhe më pas vija unë, por shokët e skuadrës donin që unë të shënoja në derbi”.

LAMTUMIRA NGA MILAN- “Kur u transferova te Interi, pata shumë pengesa. Kam pasur një kohë të vështirë me këtë situatë. Në fund të fundit, Milani nuk kishte mundur të merrte pjesë në Champions League për shtatë sezone. Ka shumë arsye të ndryshme për largimin tim”.

ERIKSEN- “Sigurisht që nuk ishte e lehtë për të zëvendësuar Eriksenin. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Nuk ishte e lehtë të zëvendësonim emra si Lukaku dhe Hakimi në të djathtë. E mbyllëm pjesën e parë të sezonit shumë mirë. Në një moment ishim 7-8 pikë. mbrapa. Punuam shumë dhe e mbyllëm në krye”.

GOLAT JASHTË ZONE- “Unë kurrë nuk mund ta krahasoj veten me Messin, por është një nder i veçantë për mua të jem pas tij. Është kënaqësi për mua të jem golashënuesi më i mirë bashkë me të për golat jashtë zone”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat