Çfarë po ngjan me Rashicën?

Futboll

Çfarë po ngjan me Rashicën?

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 17:01
Çfarë po ngjan me Rashicën?

Ka përfunduar viti për yllin e Kosovës, Milot Rashica. Ai nuk do të jetë i aftë për dy ndeshjet e fundit që Norwichi i luan këtë vit.

Kjo është konfirmuar nga vet trajneri, Dean Smith, përmes një njoftimi që e ka bërë klubi anglez në faqen e tyre.

Norwich më 26 dhjetor përballet me Arsenalin në shtëpi, kurse dy ditë më vonë udhëton për t’u përballur me Crystal Palace.

“Dean shtoi se Milot Rashica, i cili ka munguar për shkak të lëndimit, nuk pritet të kthehet për Arsenalin apo ndeshjen në Crystal Palace më 28 dhjetor”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Kështu, Rashica e mbyll vitin me 13 ndeshje në Premierligë, nga të cilat nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka dhuruar një asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat