Hakim Ziyech nuk do të marrë pjesë në Kupën e Afrikës me Marokun.
Vendimi zyrtar ka ardhur në orët e kaluara, kur trajneri teknik i kombëtares Vahid Halilhodzic ka publikuar listën e të grumbulluarve.
Ylli i Chelsea-t nuk është në listë dhe ky vendim duket se është marrë pothuajse sigurisht nga një sjellje e mesfushorit kohët e fundit.
Në fakt, duket se kjo mungesë e bujshme duket se ka ardhur për shkak të një precedenti që ka tronditur të gjithë kombëtaren.
Me rastin e një ndeshje të luajtur në verë nga Maroku, ish-ylli i Ajax-it ka refuzuar të futej në fushë për shkak të një problemi fizik të supozuar.
Një gjest që, me sa duket, trajneri nuk e ka harruar dhe që nuk e ka falur akoma.
“Ekuilibrat e grupit janë të brishtë, për dy vite kemi bërë mirë me këta lojtarë dhe nuk do të lejoj askënd të prishë gjithçka. Kombëtarja është e shenjtë”, ka thënë trajneri i Marokut në konferencë për shtyp.