Carlo Ancelotti ka ‘shpërthyer’ mbi cilësinë e skuadrës së tij kryesuese në ligë, Real Madrid, duke deklaruar se ai posedon mesfushën më të mirë në botë.
Një fitore 2-1 ndaj Athletic Bilbaos të mërkurën mbrëma siguroi që skuadra e Ancelottit të siguronte një epërsi prej tetë pikësh në krye të La Liga-s, në prag të Krishtlindjeve.
Pasi u rrëzuan nga froni si kampionë nga rivalët e qytetit Atletico sezonin e kaluar, ata janë rikthyer fuqishëm dhe për Ancelottin, shumica e meritave u drejtohen mesfushorëve Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro.
“Ata tre përbëjnë mesfushën më të mirë në botë për momentin”, tha Ancelotti për ‘Diario AS’.
“Ndoshta mesfushorët “box-to-box” janë më shumë ato që mendoni, por Modric, Kroos dhe Casemiro kanë aq shumë përvojë dhe janë aq të mirë në lojë saqë janë thjesht të jashtëzakonshëm. Për më tepër, rezulton se ata luajnë shumë mirë së bashku.
“Kur të tre janë bashkë, nuk ka njeri që mund të krahasohet me ta”, është shprehur tekniku italian.
Modric, tani 36 vjeç, u zgjodh për lëvdata të veçanta nga Ancelotti pas një fitoreje të fundit në derbi ndaj Atletico-s dhe ikona e Real Madridit ka treguar se është larg nga ngadalësimi në krye të lojës.
Kroos, gjithashtu, është theksuar në javët e fundit me agjentin e tij duke zbuluar se hierarkia e klubit e sheh mesfushorin si “nënshkrimin e shekullit”.
Real Madridi e rikthehet në aksion të ligës më 2 janar, kur bën një udhëtim të shkurtër te skuadra me bazë në Madrid, Getafe.