Barcelona merr vendimin për talentin premtues

Futboll

Barcelona merr vendimin për talentin premtues

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 20:34
Yusuf Demir.

Barcelona ka marrë tashmë vendimin për talentin premtues, Yusuf Demir.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, Barcelona kanë vendosur të mos nënshkruajnë me të huazuarin Yusuf Demir.

18 vjeçari erdhi në ‘Camp Nou’ në huazim një vjeçar nga Rapid Vienna, gjatë kësaj vere, me një obligim blerjeje prej 10 milionë eurove, nëse lojtari bënte 10 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Demir ka bërë nëntë paraqitje deri në këtë pikë të sezonit, por Barca nuk do të lejojnë atë të bëjë të 10-tën.

Barcelona po shikon për tjera alternativa gjatë merkatos së janarit dhe Demir nuk është një nga to. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat