Kahn kundër transferimit të Haalandit te Bayerni

Futboll

Kahn kundër transferimit të Haalandit te Bayerni

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 21:33
Oliver Kahn

Erling Haaland vazhdon te jetë një nga sulmuesit më të diskutuar për merkatot e ardhshme futbollistike. 

Haaland mund të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit me disa klube që tashmë kanë shprehur interesim zyrtar.

Ndërkohë që flitet se Bayerni mund të jetë nga skuadrat e interesuara për të, drejtori i klubit gjerman ka theksuar se atyre nuk i’u nevojitet Haaland pasi ata tashmë kanë Lewandowskin.

I pyetur për Erling Haaland si objektiv për verën, Oliver Kahn tha: “Ne kemi Robert Lewandowski. Ai do të shënojë 30-40 gola edhe për disa vite të tjera.”

Haaland ka statistika të jashtëzakonshme me Dortmundin në Bundesliga, duke shënuar 57 gola në po aq paraqitje në kompeticion. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat