Matthijs de Ligt vazhdon të jetë objektiv i Barcelonës.
Mbrojtësi holandez vite më parë refuzoi Barcelonën për Juventusin, por katalunasit kanë ende shpresa që ta marrin në ‘Camp Nou’.
Sido që të jetë, paga mbetet problemi më i madh dhe para se ta blejë Barça De Ligtin, duhet të shesë shumë lojtarë dhe njëri që do të sakrifiokohet ose në janar ose në verë është Philippe Coutinho.
Xavi Hernandez e ka pranuar se situata në Barcelonë është shumë e vështirë dhe se do të nisë një cikël i ri, cikël që nis me blerjen e Ferran Torres nga Manchester City.