Trajneri i Empolit: Detyruam Milanin të luante me topa të gjatë

Futboll

Trajneri i Empolit: Detyruam Milanin të luante me topa të gjatë

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 11:26
Trajneri i Empolit: Detyruam Milanin të luante me topa të gjatë

Empoli humbi me rezultatin 2-4 përballë Milanit në ndeshjen e fundit të Serie A për këtë vit kalendarik. Vendimtar në këtë takim ishte Nedim Bajrami, që tundi rrjetën e kuqezinjve si dhe arriti të fitonte një penallti në rastin e golit të dytë.

Gjithashtu mesfushori shqiptar flirtoi përsëri me golin, duke tronditur traversën e Milanit. Një moment ky që sipas trajnerit Andreazzoli ishte vendimtar përgjatë takimit. Kreu i pankinës së Empolit, pavarësisht rezultati, e sheh si një fitore faktin se imponoi lojën e tij dhe e detyroi Milanin të përdorte topat e gjatë për Grioud-in.

“Përpiqem të jem objektiv, por duke i shqyrtuar pamjet besoj se traversa e Bajramit ishte vendimtare.

Fizikisht ishim aty, na duhej shtytja për të rihapur përfundimisht ndeshjen, nuk erdhi. Në çdo rast, kushtëzimi i Milanit duke i detyruar ata të kërkonin topa të gjatë për Giroud-in, ndërkohë që ne arritëm të vazhdojmë të propozojmë idenë tonë të lojës pa e shtrembëruar veten, për mua tashmë përfaqëson një lojë të fituar në vetvete”, ka thënë Aurelio Andreazzoli..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat