Mbrojtësi i Bayern Munichut Lucas Hernandez ka thënë që ka qenë i vëmendshëm që të jetë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit do të sillte përgjegjësi dhe kritika të shumta.
Por, ylli i Bayernit në një intervistë ka thënë që nuk është i brengosur për kritikat, sa është i brengosur për të fituar trofe.
Hernandez u transferua nga Atletico Madridi te gjigandi bavarez në korrik të vitit 2019 për një shumë rekorde prej 80 milionë eurosh, dhe që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 81 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.
“Mendoj që mediat më kritikojnë më shumë mua për dallim nga të tjerët për shkak të vlerës sime të transferimit. Por unë jam tip i qetë, kështu që nuk brengosem. Edhe Lionel Messi merr kritika nganjëherë. Kritikat janë pjesë e punës sonë”, tha Hernandez.
Ndërsa, pavarësisht suksesit të arritur me klubin e tij dhe Kombëtaren e Francës, Hernandez tregoi që nuk dëshiron të ndalet, por të fitoj ende trofe të tjerë.
“Sidoqoftë, ende nuk e kam fituar Evropianin. Në përgjithësi, dua të fitoj të gjithë titujt, pavarësisht nëse i kam fituar në të kaluarën. Shembull, humbja kundër Gladbach më ka nevrikosur shumë. Ne jemi në luftë edhe për dy tituj të tjerë. Qëllimi është që t’i fitojmë të dy”, tha Hernandez.
Momentalisht, Bundesliga gjermane është në pushim, ku ndeshja e radhës për Bayernin do të jetë kundër skuadrës së Borussia Monchengladbach, ku kjo e fundit në kuadër të DFB Pokal e mposhti Bayernin me rezultat të thellë 5:0.