Futbollisti shqiptar, Jahmir Hyka, pritet të përforcojë kampionin në fuqi të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijen nga Tetova.
Media maqedone “Sportmedia” e quan Messi shqiptar.
“Jahmir Hyka apo ‘Messi shqiptar’ mund ta përforcojnë skuadrën e Shkëndijës gjatë këtij dimri.
Gjegjësisht, siç flitet nga dashamirët e futbollit, mesfushori me përvojë ia kanë ofruar klubit tetovar, në mënyrë që të paktën deri në qershor të luajë te Shkendija, të jetë zëvendësuesi i Armend Alimit.
Hyka është 33 vjeç, ish anëtar i kombetares Shqiptare për të cilën ka luajtur në 47 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Në karrierën e tij ai ka veshur fanellën e Dinamo së Tiranës, Rosenborgut, Olympiakosit, Tiranës, Mainitz, Panioniosin, Luzernit, San Jose, Maccabi Netanya, Nies Tziona dhe klubi i tij i fundit ishte Guizhou Hengfeng nga Kina”, shkruan “Sportmedia”.