Skuadra kampione e sezonit vjeshtor në ligën e dytë-grupi i perëndimit, Sileksi i Kratovës, nga sot është në pushim. Gjatë një dreke të përbashkët të stafit teknik, futbollistëve dhe drejtorëve të klubit Ivanov dhe Ristiq, ata i kanë dhënë fund një gjysmësezoni të shkëlqyer, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
Ekipi që drejtohet nga trajneri Gorazd Mihajlov përfundoi në vendin e parë bindshëm para Voska Sport dhe Vardarit. Sot klubi ka ndarë edhe disa shpërblime dhe mirënjohje.
Kështu për futbollist më të mirë në pjesën vjeshtore mirënjohje iu nda mbrojtësit shkupjan Arsim Lamallari, ndërsa kumanovari Burhan Aliji mori çmimin për golin më të bukur të sezonit vjeshtor, që ia shënoi Vardarit. David Manasievskit iu nda cmimi i lojtarit më të mirë të ri, kurse Bllagoja Spirkoski u zgjodh lojtari me përparim më të madh.
Sileksi grumbullimin e parë për sezonin e ri do ta ketë pas festave të janarit, ndërsa nga 27 janari do të shpërngulen në Antalia.