Rikuperon 3 lojtarë përpara sfidës me Leicester City

Futboll

Rikuperon 3 lojtarë përpara sfidës me Leicester City

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 15:08
Rikuperon 3 lojtarë përpara sfidës me Leicester City

Liverpool nuk do të zbresë nesër në fushë, përballja në kampionat kundër Leeds United është shtyrë, teksa Jurgen Klopp ka rikuperuar tre lojtarë.

Virgil Van Dijk, Fabinho dhe Curtis Jones kanë kaluar koronavirusin, në tamponët e fundit kanë rezultuar negativë dhe janë rikthyer në stërvitje me shokët e ekipit.

Lajm fantastik ky për trajnerin gjerman i cili ka shumë nevojë të ketë një kontingjent sa më të pasur në këtë periudhë impenjative.

Liverpool rikthehet të luajë të martën (28 dhjetor). “The Reds” do të përballen në “King Power Stadium” kundër Leicester City vendas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat