Patrick Vieira, trajneri aktual i Crystal Palace, i cili do të përballet me Tottenhamin ditën e nesërme, doli hapur në favor të Kupës së Afrikës, duke dribluar kritikat e shumë klubeve evropiane në lidhje me rritjen e infeksioneve nga Covid-19:
“Nuk do ta bëj. Asnjëherë mos e ndaloni një lojtar timin të marrë pjesë në atë kompeticion, Kupën e Afrikës.
Ky turne duhet të respektohet më shumë, sepse është po aq i rëndësishëm sa Kampionati Evropian”.
Viera edhe pse eshte francez, ka origjine afrikane dhe per kete arsye e di mjaft mire se cfare do te thote per kombet qe te luajne ate turne, ashtu si edhe per futbollistet.
Ashtu si cdo skuader e Premier, edhe klubi i tij Crystal Palace ka disa lojtare te perfshire (Koyate, Zaha, Ayew).