Pep Guardiola është akoma në kërkim të një qendërsulmuesi për skuadrën e Manchester City.
Kampionët e Premier League tentuan me të gjitha forcat që të siguronin kartonin e Harry Kane gjatë verës, por një gjë e tillë nuk u arrit.
Për arsye të ndryshme, emri i Erling Haaland nuk ishte në listën e dëshirave të City, por tashmë situata duket se ka ndryshuar.
Nga ‘The Athletic’ raportojnë se lojtari po shqyrtohet nga klubi për merkaton e radhës.
City do të bëjë një lëvizje për Haaland në momentin e parë që do të lejohet ligjërisht një opsion i tillë.
Norvegjezi me shumë gjasë po luan sezonin e fundit te Dortmund dhe tashmë pikëpyetje është vetëm skuadra e ardhshme e tij.