Jack Grealish ka thënë se jeta në Manchester City ka qenë shumë më e vështirë sesa kishte pritur dhe se ka shumë më shumë për t’i dhënë klubit.
Blerja e parë 100 milionëshe e Premierligës ende nuk e ka arritur nivelin e performancës për të cilën Manchester City e transferoi nga Aston Villa në verë.
“Kam bërë mirë deri tani. Kam më shumë për të dhënë.
Ka qenë shumë më e vështirë sesa e kam menduar se do të ishte, por unë enda jam duke mësuar dhe duke u adaptuar. Kam dëgjuar ca njerëzve iu është dashur një vit për t’u adaptuar dhe ndoshta do të jetë njëjtë edhe për mua. Dua të shënojë dhe asistojë më shumë gola vitin e ardhshëm”, deklaroi Grealish.
Deri më tani, ai ka startuar 12 herë në ligë, nga ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asiste.