Inter pëlqen dy emra si zëvendësues të Ivan Perisiç

Futboll

Inter pëlqen dy emra si zëvendësues të Ivan Perisiç

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 16:47
Ivan Perisiç.

Merkatoja e janarit është afër dhe Inter ka futur në radarët e tij dy emra të tjerë si zëvendësuesit e mundshëm të Ivan Perisiç.

Kostiç është emri i preferuar i Inzaghit por tashmë ka dhe dy variante të tjera nëse pista Kostiç dështon. I pari është algjeriani Mohamed Fares, 25-vjeçari anësor i cili luan për Genovan.

Emri i dytë është francezi Lucas Digne. 28-vjeçari anësor i Everton-it është pëlqyer edhe më para nga Inter por asnjëherë nuk kanë bërë një ofertë zyrtare.

Perissic ende nuk është ulur për të rinovuar kontratën me zikaltërit. Marotta herën e fundit u shpreh optimist se kroati do të ishte i gatshëm për të rinovuar kontratën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat