Barcelona nuk do të tentojë transferimin e Hakim Ziyech.
Skuadra e Barcelonës pritet të jetë tejet aktive në merkaton e janarit, tashmë me Ferran Torres që duket çështje e kryer për transferimin.
Katalanët po kërkojnë opsione për fazën e sulmit, saktësisht krahët, dhe Torres mund të mbulojë atë zonë mjaft mirë.
Me t’u bërë i ditur fakti për mbylljen e marrëveshjes me Ferran Torres, është kuptuar edhe fakti se Barca ka hequr dorë nga Hakim Ziyech.
Ylli i Chelsea shihej si një alternativë në rast se transferimi i Ferran do të dështonte.
Ziyech së fundmi nuk është ftuar as te kombëtarja e Marokut, pas një zënke me trajnerin e tij.