Pritet të ndërrojë kontinent

Futboll

Pritet të ndërrojë kontinent

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:32
Pritet të ndërrojë kontinent

Insigne po i afrohet një lëvizjeje në Kanada sipas CorSport

Toronto FC e dëshiron atë, rinovimi i tij me Napolin ka ngecur pasi ai dëshiron 5 milionë euro në sezon ndërsa Napoli ofron vetëm 3.5 milionë euro.

Toronto po ofron 7 milionë në vit me një kontratë 4-vjeçare.

Insigne është pjesë e Napolit qysh prej vitit 2010, ndërsa disa sezone i ka kaluar në huazim në klubet si Cavese, Foggia dhe Pescara.

Gjatë këtij sezoni, Insigne i ka zhvilluar 18 ndeshje, ndërsa ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat