Edhe Patrick Vieira ka reaguar lidhur me Kupën e Afrikës.
Turneu i AFCON, Kupa e Afrikës, është më i komentuari javëve të fundit, për shkak se shumë lojtarë të top pesë ligave evropiane janë ftuar në kombëtaret e tyre.
Ky fakt po i dëmton disa skuadra. Një nga trajnerët që ka përbuzur kompeticionin është Jurgen Klopp. Megjithatë, Patrick Vieira së fundmi ka reaguar duke kërkuar më shumë respekt për turneun.
“Unë kurrë nuk do ta ndaloja një lojtar që të shkonte në AFCON. Besoj se ai kompeticion duhet të respektohet më shumë”, ka thënë Vieira.
“Ai kompeticion është i barasvlefshëm me Kampionatin Evropian”, shtoi francezi.
Vieira aktualisht është duke drejtuar skuadrën e Crystal Palace