Mesfushori spanjoll, Ferran Torres është afër kalimit te Barcelona nga Manchester City.
21-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mire me skuadrën, andaj disa nga lojtarët e “qytetarëve” i kanë thënë Torresit që të mos largohet nga klubi.
Në veçanti, Ferran ka krijuar marrëdhënie me specialistë spanjollë nga stafi i trajnerit, Pep Guardiola.
Philip Foden, Jack Grealish, Rhodri dhe Emerick Laporte janë ndër ata futbollistë që kanë marrëdhënie të mira me Torresin dhe keshtu ata nuk dëshirojnë shoku i tyre të largohet nga klubi.
Ndërkohë, më herët u raportua se klubi katalanas do të paguajë rreth 55 milionë euro për mesfushorin, parashikohen edhe bonuse në vlerën 10 milionë euro.
Kontrata e Torres me Cityn është e vlefshme deri më 30 qershor 2025.