Vetëm pak muaj më parë, Mourinho zgjodhi të ishte trajneri më i ri i Romës, pas shkarkimit nga Tottenham.
Megjithatë një lajm i çuditshëm ka ardhur nga presidenti i Federatës së Nigerisë, Amaju Pinnick i cili deklaroi se ishin në kontakte të vazhdueshme me trajnerin portugez.
” Po është e vërtetë që kemi patur kontakte, edhe pse nuk dua t’iu tregoj se çfarë kemi folur së bashku. Edhe ministri i sportit ishte dakord për këtë.”- u shpreh presidenti i Federatës së Nigerisë.
Megjithatë Jose Mourinho e refuzoi menjëherë ofertën e Amaju Pinnick, presidentit të federatës nigeriane, ndërsa ky ishte jo pak i lakmuar edhe nga ish-trajneri i kampion i Tiranës, Egbo.