Barcelona gati të ofrojë dy lojtarë për De Ligt

Futboll

Barcelona gati të ofrojë dy lojtarë për De Ligt

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 19:20
Barcelona gati të ofrojë dy lojtarë për De Ligt

Juventusi ka nevojë për para dhe Matthijs De Ligt do të jetë i sakrifikuari. Klauzola e largimit të tij është 150 milion euro.

Gjithsesi mendohet se bardhezinjtë janë gati ta shesin për rreth 50 milion euro holandezin.

Chelsea dhe Tottenham janë dy klubet e lakuara për të marrë shërbimet e mbrojtësit, ndërkohë që edhe Barcelona mbetet në garë.

Problemi i katalanasve është që nuk ofrojnë dot para, por janë të gatshëm të japin dy lojtarë për shërbimet e De Ligt.

Clement Lenglet dhe Memphis Depay janë lojtarët që katalanasit janë të gatshëm t’i sakrifikojnë për të marrë qendërmbrojtësin e Juventusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat