Serie A mbretëron me gola

Futboll

Serie A mbretëron me gola

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 19:34
Serie A mbretëron me gola

Statistikat kurioze dhe në një farë mënyre të papritura të publikuara orët e fundit nga Lega Serie A në kanalet e tyre sociale.

Në pjesën e deritanishme të sezonit të luajtur, sipas të dhënave, Seria A është kampionati i top 5 turneve evropiane ku janë shënuar më shumë gola. Në fakt, Vlahovic, Immobile dhe te tjeret kanë brohoritur 574 herë nga fillimi i turneut e deri më sot.

Jane 43 gola më shumë se Ligue 1 franceze, e ndalur në 531.

Hapi i tretë i podiumit për Bundesliga-n me 473 gola, më pas Premier League me 470 dhe në fund Liga me 455.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat