Java e 15 e “Abissnet Superiore” ka qenë ajo që i ka vënë kapakun aktiviteteve fut6bollsitike në vendin tonë sa i përket vitit 2021. Një javë që ka dhuruar rezultate e shifra interesante, të cilat ua sjell në vijim “Panorama Sport”.
* U shënuan 10 gola në pesë ndeshjet e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit, që mbyllën vitin 2021 me tri fitore dhe dy barazime.
* Derbi Partizani-Tirana u luajt 102 minuta pas ndërprerjeve që pati. Goli i fitores 1-2 të bardhebluve u shënua në minutën e 100-të.
* Skënderbeu dhe Kastrioti janë të vetmet ekipe që edhe pas ndeshjeve të javës së 15-të, nuk arritën të gjenin fitoren e parë në transfertë.
* Tirana është e vetmja skuadër që nuk njeh humbje si pritës në këto 15 javë kampionat.
* Kukësi konfirmohet si ekipi që shënon më shumë se të gjitha skuadrat deri më tani, pikërisht 29 gola, ndërsa Tirana ka realizuar 28.
* Sulmuesi i Laçit, Saliu Guindo, si dhe ai i Tiranës, Taulant Seferi, janë aktualisht golashënuesit më të mirë të kampionatit me nga 8 gola secili. Një më pak, pikërisht 7 herë ka shënuar Edi Basha i Kukësit.
* Dy lojtarë shënuan dopieta këtë javë, duke iu dhënë fitoret Laçit dhe Egnatias, respektivisht Regi Lushkja dhe Artur Magani.