Steven Gerrard nuk do të jetë në pankinën e Aston Vilës në rifillimin e kampionatit anglez pas ndalesës së shkurtër për Krishtlindje dhe problemet me COVID në shumë ekipe.
Pikërisht virusi në fjalë është bërë pengesë për anglezin, i cili ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit.
Klubi bëri të ditur se Gerrard do të mungonte në një sfidë që ai e ka shumë për zemër, atë kundër Chelseas me të cilin ka pasur një rivalitet të ndezur në vitet si futbollist. Sfida do të luhet këtë të diel, por Gerrard do ta ndjekë nga shtëpia e tij, pasi është i izoluar dhe nën kontroll të mjekësve për shkak të infektimit.
Përveç kësaj sfide, ai do të mungojë edhe në një tjetër duel të rëndësishëm për objektivat e Aston Vilës, atë ndaj një rivali direkt në renditje si Lids. Ndeshja e kaluar e Aston Vilës ndaj Bërnlit u anulua për shkak të rritjes së numrit të personave që rezultuan me COVID në skuadër e tashmë infektimit nuk i është shmangur dot as Gerrard.