Pas Ferran Torres, Barcelona po shqyrton mundësinë të marrë një tjetër yll nga Premier League.
Faza e mbrojtjes është në mesin e situatave ku duhet intervenuar me urgjencë dhe katalanët kanë tashmë një emër në listën e dëshirave.
‘Sport’ raporton se Barcelona po shqyrtojnë nëse duhet të ekzekutojnë planin për Andrea Christensen apo jo.
Mbrojtësi danez ka refuzuar deri tani që të rinovojë kontratën e tij me Chelsea.
E ardhmja e lojtarit do të definohet në muajin janar dhe Barca mund të ndërhyjë në merkato për të siguruar kartonin e tij.
Negociatat me Christensen thuhet të kenë filluar muaj më parë, por nuk ka diçka konkrete.