14 raste kur skuadrat që pritën Krishtlindjen si lidere humbën titullin e Premier League – asgjë e sigurt për Cityn

Futboll

14 raste kur skuadrat që pritën Krishtlindjen si lidere humbën titullin e Premier League – asgjë e sigurt për Cityn

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 23:49
Jurgen Klopp

Manchester City nuk duhet të ndjehen shumë të lirë në garën për titullin e Premier League.

Pozita në tabelë dhe diferenca me pikë e bëjnë të qartë se asgjë nuk dihet për titullin e kampionit në Premier League.

Man City prinë tabelën me tri pikë më shumë sesa Liverpool dhe gjashtë më shumë sesa Chelsea, duke festuar Krishtlindjen si skuadër lidere.

Megjithatë, 14 janë skuadrat që kanë pritur Krishtlindjen dhe kanë humbur titullin e kampionit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell këto skuadra dhe vitin kur ndodhi rënia.

1992/93: Norwich City printe në Krishtlindje, kurse Man Utd shpallej skuadër kampione

1995/96: Newcastle printe në Krishtlindje, kurse Man Utd shpalleshin kampionë.

1996/97: Liverpool printe në Krishtlindje, kurse Man Utd shpalleshin kampionë.

1997/98: Man Utd prinin në Krishtlindje, kurse Arsenal shpalleshin kampionë.

1998/99: Aston Villa printe në Krishtlindje, Man United shpalleshin kampionë.

1999/2000: Leeds prinin në Krishtlindje, Man United e mbyllnin si kampionë.

2001/02: Newcastle printe në Krishtlindje, Arsenal shpalleshin kampionë.

2002/03: Arsenal prinin në Krishtlindje, Man United fitonte titullin në fund.

2003/04: Man United printe në Krishtlindje, Arsenal shpallej skuadër kampione.

2007/08: Arsenal prinin në Krishtlindje, Man United shpallej kampione.

2008/09: Liverpool printe në Krishtlindje, Man United shpallej kampione.

2013/14: Liverpool printe në Krishtlindje, Man City shpallej skuadër kampione.

2018/19: Liverpool printe në Krishtlindje, Man City shpallej skuadër kampione.

2020/21: Liverpool printe në Krishtlindje, Man City shpallej skuadër kampione.

Këtë sezon Manchester City prinë garën në festën e Krishtlindjes. Mbetet të shihet kush fiton në fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat