Kampionët e Premier Legaue duan po ashtu shërbimet e Erling Haaland.
Haaland do të jetë një nga lojtarët më të komentuar në dy merkatot e ardhshme, me kontratën e tij te Dortmund që po shkon drejt fundit.
Barcelona shihet si skuadra më e afërt me lojtarin, por ‘Sport’ shkruan se edhe Manchester City po përgatiten të futen në garë për norvegjezin.
Gjitha planet bëhen për verën e ardhshme, pasi lojtari dhe Dortmund kanë bërë të qartë se nuk mund të ketë një largim në janar.
Mino Raiola ditë më parë përmendi emrin e skuadrës së Barcelonës, por edhe asaj të Man City.
Këto dy skuadra aktualisht shihen si favorite për kartonin e norvegjezit, por kohë pas kohe përmendet edhe Real Madridi.