Ikona e Chelsea, Jimmy Floyd Hasselbaink ka dhënë disa komente për ish-skuadrën e tij.
Hasselbaink beson se Thomas Tuchel duhet të trajtojë me kujdes fazën defensive të skuadrës.
Mbrojtësit e Chelsea afrohen me fundin e kontratës dhe situata aktualisht është e keqe, me Christensen e Rudiger që refuzojnë të rinovojnë.
Hasselbaink thotë se primare duhet të jetë vazhdimi i kontratës për këta lojtarë, pasi nëse gjërat vonojnë mund të ndikojë edhe paraqitjen e tyre.
“Problemi do të vijë nga Rudiger dhe Christensen, nëse ata nuk kanë nënshkruar akoma, në mars, prill, maj”, ka thënë Hasselbaink.
“Nëse ata arrijnë marrëveshje me tjetër klub, si mund të jetë? Si do të paraqiten? Ky do të jetë problemi”, shtoi ish sulmuesi.
Rudiger thuhet se aktualisht fiton rreth 90 mijë funte për javë dhe ka refuzuar mundësinë për 140 mijë për javë, pasi dëshiron një shumë afër 200 mijë funteve për javë.
Mbetet të shihet se si do ta përballojë Chelsea këtë situatë.