Anglia u mund nga Italia në Euro 2020, ylli i Tre Luanëve: Ishte vera më e bukur e jetës sime!
Epilogu ka qenë i hidhur, edhe pse, duke u kthyer mbrapa në kohë, Jack Grealish e kujton me emocion Europianin e fundit të luajtur me fanellën e Anglisë:
“Ka qenë e pabesueshme të luaja për Anglinë këtë verë:, ka thënë ylli i Manchester City-t për Sky Sports.
“Rishikoj imazhet dhe kuptoj se sa speciale ka qenë.
Ka qenë një mëkat që jemi mundur me penallti, besoj se është mënyra më e keqe për të humbur një ndeshje, por mendoj se ka qenë vera më e bukur e jetës sime”.