Koronavirusi po shtyn shumë ndeshje të futbollit në Premierligën angleze.
Rasti i fundit tani bëhet ndeshja mes Leeds United-Aston Villa, e cila është shtyrë.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Aston Villës, përmes një njoftimi në profilin e tyre zyrtar në Twitter.
“Aston Villa e konfirmon se ndeshja e Premierligës ndaj Leeds United të martën, 28 dhjetor është shtyrë për shkak të rasteve me koronavirus te skuadra e Leeds”, thuhej në postim.