Javët e fundit është folur vazhdimisht për interesimin e Juventusit, Milanit, Interit dhe Fiorentinës për sulmuesin e River Plate, Julian Alvarez.
Futbollisti ndodhet në Meksikë për pushime por e ardhmja e tij do të jetë në Europë, edhe pse River Plate i ka ofruar një rinovim kontrate që për momentin nuk është pranuar dhe kështu që në fund të vitit 2022 ai lirohet falas.
Por, ka zhvillime të rëndësishme: futbollisti argjentinas që ka shënuar shumë gola dhe ka po mahnit në Amerikën Latine, zbuloi për Express.de se kishte marrë një ofertë nga një klub tjetër. Qendërsulmuesi argjentinas tha: “E di, kam një ofertë nga Bayern Munich!”.
Pra, Bayern Munich duket se është futur fort dhe pas Raphinha që duket se do të transferohet te Nagelsmann, një tjetër talent mund të veshë petkun e liderëve të Gjermanisë.