Buffon: Ronaldo ka derdhur gjak në fushë

Futboll

Buffon: Ronaldo ka derdhur gjak në fushë

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:50
Buffon: Ronaldo ka derdhur gjak në fushë

Ish-mesfushorit të Juventusit, Alesio Takinardit, nuk i kanë pëlqyer fjalët e Bufonit, i cili tha se me Cristiano Ronaldon në skuadër “Zonja” humbi ADN-në e grupit.

“Më bënë habi këto fjalë. Mund të jetë që Ronaldo ta ketë zbehur shpirtin e grupit, por ai ka derdhur gjithnjë gjak në fushë.

Ndoshta duhet t’i bëhej të kuptonte shpirtin e Juves dhe është e vetmja e metë që sinjalizoi Bufon.

Ndoshta sot te Juve ka më pak futbollistë të mëdhenj, por me më shumë personalitet”, tha Takinardi gjatë një interviste për “TMW Radio”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat