Borussia po kërkon ta mbajë sulmuesin

Futboll

Borussia po kërkon ta mbajë sulmuesin

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 16:01
Borussia po kërkon ta mbajë sulmuesin

Bild ka intervisutar administratorin e deleguar të Bayern Munich, Oliver Kahn, i cili ka theksuar se Haaland ka një kontratë me Dortmund deri në 2024-ën, “por mund të largohet nga Borussia verën e ardhshme për 75 milionë euro”.

Një shifër e përballueshme ajo e klauzolës për prishjen e parakohshme të kontratës për një klub si Bayern.

Presidenti Herbert Hainer ka thënë se bavarezët e kanë në ekip “sulmuesin më të mirë në botë”, Robert Lewandowski.

Teksa Borussia po kërkon ta mbajë sulmuesin duke i ofruar dyfishin e rrogës, Bild ka shkruar se skuadrat në garë për të siguruar shërbimet e Haaland janë Real Madrid, Manchester City dhe United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat