Leicester e nis vrullshëm pjesën e dytë!
Leicester City ka dhënë shenja jetë për një rikthim të mundshëm sensacional ndaj Manchester Cityt, duke i shënuar dy gola brenda katër minutave në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen e Premierligës në Etihad.
James Maddison e shënoi golin e parë për Leicesterin në ndeshje në minutën e 55-të, duke e ngushtuar epërsinë e Manchester Cityt në 4:1.
Vetëm katër minuta më vonë, Ademola Lookman e shënoi golin e dytë për vizitorët duke e ngushtuar epërsinë e kampionit të Anglisë në 4:2.
Iheanacho realizon për 4:3.