Mohamed Salah është lojtari më vendimtar sa u përket golave në këtë sezon në 5 kampionatet e mëdha.
Ylli egjiptian i Liverpulit është futbollisti i cili ka marrë pjesë direkt në më shumë aksione goli në këtë edicion, duke shënuar vetë, apo duke dhënë asiste për shokët e skuadrës.
Rezulton se Salah ka shënuar 15 gola e dhënë 9 asiste, duke marrë vendin e parë në këtë renditje e lënë pas një tjetër emër shumë të njohur si Karim Benzema, kontributi i të cilit mes golave dhe asisteve çon në shifrën 22. Ndërsa podiumin e plotëson Levandovski me 20 gola.
Më pas vijnë Tomas Myler e Dushan Vlahoviç, të cilët janë të ndalur në kuotën 18, të ndjekur nga Haland, Shik e Mbape që janë në shifrën 17 mes golave dhe asistove.