Ka qenë një pasdite e mbushur me gola ajo në Premier League sa i përket 4 ndeshjeve të zhvilluara në orën 16:00 (dy janë shtyrë për shkak të Covid-19)…
Plot 22 gola në 4 ndeshje, edhe pse plot 9 të tilla janë prodhuar mes Manchester City-Leicester, që ka përfunduar me rezultatin 6-3 dhe ku për disa momente Guardiola pati frikë pasi nga 4-0 sfida shkoi në 4-3, por në fund Laporte dhe Sterling vulosën suksesin dhe arratisjen e “Citizens”.
Fiton edhe Arsenali me spektakël duke mundur Norëich jashtë fushe me rezultatin 0-5 ku bie në sy dygolëshi i Saka dhe më pas golat e Tierney, Lacazette dhe Smith Roëe.
Nuk fal as Tottenham i Contes, duke shënuar 3 gola ndaj Crystal Palace (Kane, Moura dhe Son shënuesit) teksa miqtë mbetën me dhjetë me daljen e Zaha me të kuq.