Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka treguar lojë të mirë në fanellën e Southampton-it, e cila sot ka shënuar fitore në Londër me rezulttat 3:2 ndaj West Ham-it.
Futbollisti shqiptar u angazhuan me tërë arsenalin që posedonte për këtë fitore me shumë rëndësi.
Ai u zëvendësua në minutën e 81-të.
Broja u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, ndërsa lojtar i ndeshjes është Jan Bednarek i Southampton-it.
Pas javës së 19-të, West Ham renditet në vend të 6-të me 28 pikë, 8 më shumë se Southampton që gjendet në të 14-tin.