Me Paulo Sousan në stol Polonia arriti të linte pas Shqipërinë dhe Hungarinë në grupin I kualifikues të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 duke u kualifikuar në play-off.
Por edhe pse në mars, Polonia do të tentojë kualifikimin në Katar 2022, trajneri portugez ka vendosur të braktisë anijen pasi është tunduar nga oferta e majme në aspektin financiar që ka marrë nga klubi brazilian i Flamengos.
Për këtë arsye Souza u ka kërkuar drejtuesve të Federatës Polake të Futbollit të prishin me konsensus kontratën, dhe ka qenë vetë presidenti që e ka konfirmuar diçka të tillë, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të pranojë dorëheqjen e trajnerit portugez.
Me një postim në Twitter Cesar Kulesza e ka cilësuar si të papërgjegjshëm Souzan duke lënë të kuptohet se nuk do ta pranojë kërkesën e tij për të lënë stolin e Polonisë dhe për të marrë drejtimin e Flamengos.