Ferran Torres mbërrin në Barcelonë, zyrtarizimi çështje orësh

Futboll

Ferran Torres mbërrin në Barcelonë, zyrtarizimi çështje orësh

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 23:16
Ferran Torres

Tashmë mund të quhet një marrëveshje e mbyllur dhe për t’i vënë kapak mungon vetëm zyrtarizimi.

Ferran Torres ka udhëtuar drejt Barcelonës aty ku në orët e ardhshme do të shndërrohet futbollisti më i ri i klubit blaugrana.

Marrëveshja mes Manchester City-t dhe Barcelonës është mbyllur për shifrën e 55 milionë eurove, plus bonuset ndërkohë që transferimi do të jetë me efekt të menjëhershëm dhe ish-sulmuesi i Valencias mund të debutojë me Barçën që në fillim të janarit.

Një përforcim i rëndësishëm ky i Ferran Torres për Barcelonën me Xavin që kënaqet nga drejtuesit dhe do të ketë një alternativë më në sulm, aty ku Barça ka vuajtur më shumë gjatë këtij sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat