Pas dy javësh pauzë për shkak të rasteve me Covid-19, Manchester United do të rikthehet sot për t’u ballafaquar me Newcastle United në kuadër të javës së 19-të të Premier Ligës.
“Djajtë e Kuq” kanë 27 pikë në vendin e shtatë, por kanë tri ndeshje më pak të zhvilluara se sa lideri Manchester City.
Nga ana tjetër, rivali i sotëm i tyre vazhdon të jetë në një formë shumë të dobët të rezultateve duke u renditur në vendin e parafundit me vetëm 10 pikë pas 18 ndeshjeve.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Newcastle United: (4-5-1): Dubravka; Manquillo, Schar, Lascelles, Ritchie; Almiron, Shelvey, Longstaff, Joelinton, Saint-Maximin; Wilson
Manchester United: (4-2-2-2): de Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Sancho, Fernandes; Ronaldo, Rashford.