Juventus ka një të preferuar

Futboll

Juventus ka një të preferuar

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 12:21
Juventus ka një të preferuar

Sipas Gazzetta dello Sport, i përzgjedhur i Massimiliano Allegri-t për sulmin e Juventus-it është Gianluca Scamaça, ylli i  Sassuolo-s.

Bardhezinjtë e kanë kërkuar lojtarin edhe gushtin e kaluar pas lamtumirës së CR7 dhe tani janë  gati të hidhen në sulm për lojtarin, i cili ka bërë paraqitje shumë të mirë në fazën e parë të sezonit.

Konkurrenca nuk mungon, duke parë se për lojtarin interesohen edhe Milan-i me Fiorentina-n.

Sassuolo nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje dhe do të pranojë ta shesë sulmuesin vetëm për 40 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat