Ferran Torres do t'iu nënshtrohet testeve mjekësore në Barcelonë përpara transferimit të tij prej 55 milionë eurosh nga Manchester City, raporton “Goal”.
Qëndrimi 16-mujor i Torres në “Eithad Stadium” po i afrohet fundit, pasi ai ka arritur një marrëveshje me Barçën për një transferim të përhershëm atje.
Reprezentuesi spanjoll është gati të nënshkruajë një kontratë afatgjatë në “Camp Nou” pasi vendosi të kthehet në atdheun e tij, ku fillimisht filloi karrierën e tij në Valencia, përcjellë KosovaPress.
Torres do të përfundojë testet mjekësore në terrenin stërvitor të gjigantëve të La Ligës të hënën dhe nëse shkojnë mirë ai do të shpallet zyrtarisht si lojtar i Barçës më vonë gjatë ditës.
Klubi ka organizuar po ashtu konferencën e parë për shtyp dhe zbulimin e 21-vjeçarit që do të bëhet në shtëpinë e tyre të martën.
Torres nuk do të ketë të drejtë të luajë për Barçën deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit.