Tottenham Hotspur është ekipi që po prin në garë për transferimin e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie.
Kontrata e 25-vjeçarit në San Siro skadon në fund të këtij sezonit, që nënkupton se ai do të jetë futbollist i lirë verën e ardhshme.
Tottenham beson se do t’i sigurojnë shërbimet e Kessiet në një parakontratë në janar, ndërsa futbollisti t’i bashkohet ekipit të Contes në sezonin e ardhshëm.
Sipas medias britanike, Express, edhe Manchester United edhe Arsenal kanë shprehur interesim për Kessie, por Tottenhami mbetet destinacioni më i mundshëm, teksa klubi ka vendosur kontaktet me të afërmit e lojtarit.
Ai është i lirë të negociojë me cilindo ekip që nga 1 janari.