Xavi Hernandez duket se ka marrë një vendim lidhur me Philippe Coutinho.
Trajneri i Barcelonës është i vendosur për ndryshime në skuadër. Flitej se ardhja e tij mund të jetë e mirë për Coutinho, por situata nuk tregon kështu.
‘Sport’ raporton se Xavi ka vendosur që në mënyrë direkte t’ia komunikojë brazilianit se nuk do të ketë shumë minuta për të pas pushimeve.
Barca beson se lojtari do të shkojë në huazim dhe Arsenal do të jetë vendi më i mirë për lojtarin.
Coutinho nuk ka kaluar aspak aventurë të mirë te Barca, duke shkuar një herë në huazim te Bayern.