Cristiano Ronaldo mori çmimin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave nga Globe Soccer Awards.
Ronaldo mori çmimin “Golashënuesi më i mirë në histori”, pasi kaloi shifrën prej 800 golave si futbollist profesionist.
Portugezi nuk mori pjesë në ceremoni, por falënderoi përmes një mesazhi të regjistruar më parë.
“Për fat të keq, nuk mund të jem atje, por dua t’i falënderoj të gjithë për këtë arritje dhe shpresoj të shihemi vitin e ardhshëm”, tha Cristiano.
Agjenti i tij, Jorge Mendes, mori mirënjohjen, ku Robert Lewandowski u nderua edhe me çmimin “Diego Armando Maradona” si golashënuesi më i mirë i vitit.