Manchester United prinë garën për talentin gjerman

Futboll

Manchester United prinë garën për talentin gjerman

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 19:27
Ralf Ranginck

Manchester United janë vënë pas kartonit të talentit premtues gjerman, Florian Wirtz.

Raportime nga The Sun bëjnë të ditur se United janë duke prirë garën për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.

18 vjeçari shihet si një nga lojtarët më me perspektivë në futbollin evropian, qëkur debutoi me skuadrën e parë në BayArena vitin e kaluar.

Aktualisht, kartoni i Wirtz vlerësohet me 60 milionë funte.

Wirtz thuhet se është i lumtur që të vazhdojë zhvillimin te Leverkusen, por Ralf Rangnick po shpreson ta bind lojtarin që të nis projektin në Old Trafford.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat