Skuadra e Barcelonës është shumë afër që të bëjë një tjetër lëvizje interesante në merkaton e janarit.
Kriza aktuale te skuadra e Valencias ka bërë që Barcelona të jetë më e favorizuar për nënshkrimin me mbrojtësin e majtë, Jose Gaya.
Mediat spanjolle shkruajnë se Valencia duhet të reduktojë 37 milionë euro nga totali i pagave të skuadrës. Nga lojtarët aktual të skuadrës, Gaya dhe Carlos Soler paguhen më së shumti.
Kjo nënkupton që me shumë gjasë, skuadra nga Valencia do të jetë e obliguar të heq dorë nga Gaya.
Barca e ka pëlqyer lojtarin tash e një kohë të gjatë dhe me siguri do të bëjë lëvizjen e saj për të marrë kartonin e spanjollit.