Newcastle United do të nis me shpenzimet marramendëse qysh në merkaton e janarit.
Tashmë skuadra më e pasur në botë, Newcastle United do të synojë rindërtimin duke filluar nga merkatoja e ardhshme.
Sheikët e Newcastle tashmë kanë vënë në shënjestër edhe një yll nga Santiago Bernabeu.
AS bën të ditur se Isco është në radarin e skuadrës angleze.
Mesfushori spanjoll synohet të afrohet në Premier League gjatë merkatos së janarit.
Mbetet të shihet nëse projekti i Newcastle do ta bind Iscon për të kaluar në Angli.