Barcelona me mungesa të shumta përballë Mallorca

Futboll

Barcelona me mungesa të shumta përballë Mallorca

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Barcelona do të jetë me një numër të madh mungesash për ndeshjen ndaj Mallorca.

Skuadra katalane do të ketë një përballje jo edhe aq të lehtë, shto këtu faktin se duhet të bëjë kalkulimet pa 10 lojtarë.

Xavi Hernandez do të jetë i gjymtuar në të gjitha repartet me së paku nga një lojtar.

Lojtarët që pritet të mungojnë janë Dani Alves, Sergino Dest, Sergi Roberto, Clement Lenglet, Sergio Busquets, Gavi, Pedri, Ansu Fati, Memphis Depay dhe Martin Braithwaite.

Gavi, Pedri, Busquets, Ansu Fati e Memphis Depay kanë qenë në planet bazë të Xavi këtë sezon, por minuta ka pasur edhe për Dest e Lenglet.

Mbetet të shihet se si do të bëjë spanjolli pa shërbimet e këtyre lojtarëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat